Art&Argëtim

"Më zë gjumi duke qarë", Kim Kardashian flet për jetën si nënë beqare

Ylli i reality show 'Keeping up with the Kardashians' tregon se si jeta e saj si një nënë beqare nuk është aq e lehtë sa duket.

22 Maj 2023, 17:14 Nga a.d
"Më zë gjumi duke qarë", Kim Kardashian flet për
Kim Kardashian dhe fëmijët

SHBA-Në një nga episodet e Poodcastit 'On Purpose With Jay Shetty', Kim Kardashian ndau me dëgjuesit pritshmëritë që kishte nga prindërimi dhe si është jeta e saj si një nënë tani, pas 4 fëmijëve. Duke e përshkruar si ‘kaosi më i mirë’, Kim shtoi :  “Të gjithë thonë se kur ke fëmijë, ditët janë të gjata dhe vittet të shkurtra, dhe kjo është gjëja më e vërtetë” tha Kim.

Kim shpjegoi rutinën tipike të mëngjesit, ku duhet të rregullojë flokët e fëmijëve apo të ndihmojë ndonjërin prej tyre me lidhjen e këpucëve. Sipas saj, fëmijët kanë personalitete të ndryshme dhe ndërkohë që ata kanë zënkat e tyre, askush nuk mund t’a menaxhojë, prandaj i mbetet asaj. Ajo madje ndau disa detaje ‘të çmendura’ nga jeta e një mamaje gjatë periudhes së Covid-19. “Ndonjëherë nuk e lan flokun prej ditësh, ke pështymë gjithandej dhe vesh të njëjtat pizhama.

Kjo ka qenë gjëja më sfiduese”, është shprehur ylli i ‘ Keeping up with the Kardashians’.

Ka netë që më zë gjumi duke qarë. Dreqi e mori, ka një tornado në shtëpinë time. Cfarë është duke ndodhur?!”, vazhdoi Kim duke shfaqur emocionet në të cilat kalon si një nënë beqare. Megjithëse Kim e cilëson prindërimin si një nga punët më të vështira në botë, për të është në të njëjtën kohë edhe puna më shpërblyese.“Unë kam patur babain më të mirë, që më ka dhënë kujtimet me të bukura dhe eksperienca të paharrueshme, dhe kjo është ajo që unë dua për fëmijët e mi.”, tha ajo duke kujtuar babin e ndjerë, Robert Kardashian.

kim kardashian north west

Sondazh

Poll