Art&Argëtim

Po vjen... "Bad Boys 4"/ Will Smith dhe Martin Lawrence nisin xhirimet në Atlanta

TMZ kapi me video skenat e xhirimeve duke filmuar një skenë realiste aksioni në një lagje të Atlantës.

22 Maj 2023, 12:21 Nga k.m.
Po vjen... "Bad Boys 4"/  Will Smith dhe Martin Lawrence nisin
Will Smith dhe Martin Lawrence

SHBA- Will Smith dhe Martin Lawrence janë aktualisht në Atlanta për xhirimet e filmit të tyre të ri "Bad Boys 4". Pothuajse 20 vjet pas filmit të parë, dy aktorët rikthehen sërish për të luajtur rolet e tyre.

TMZ kapi me video skenat e xhirimeve duke filmuar një skenë realiste aksioni në një lagje të Atlantës. Sipas filmimeve, Smith dhe Lawrence, përkatësisht detektivët Mike Lowry dhe Marcus Miles Burnett, ishin duke xhirurar një skenë shkëmbimi zjarri.

“Bad Boys 4” pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm.

will smith martin lawrence

Sondazh

Poll