Art&Argëtim

Miley Cyrus heq dorë nga performancat nëpër turne, ndihet e 'izoluar'

Miley Cyrus ka shprehur së fundmi se epokës së turneve i ka ardhur fundi për shkak se ne skenë ndihet 'e pasigurt dhe e vetmuar’.

22 Maj 2023, 17:59 Nga a.d
Miley Cyrus heq dorë nga performancat nëpër turne, ndihet e
Miley Cyrus

SHBA- Miley Cyrus njihet për performancat e shkëlqyera live, por është hera e fundit që Miley performon në një tur. Në një intervistë për British Vogue, ajo u shpreh se të performuarit në salla kaq të mëdha nuk e bëjnë të ndihet rehat dhe do preferonte të performonte në  hapësira më të vogla, më intime, për miqtë dhe familjen.

Pas një shafqeje që bëra në 2014, i drjtova një pyetje vetes. Dhe nuk mundem. Jo vetëm nuk mundem, sepse të thuash ‘nuk mundem’ ka të bëjë me aftësinë tënde, pork jo ka të bëjë së shumti me dëshirën time. A dua t’a jetoj jetën për kënaqësinë e te tjerëve, sesa te vetes sime?, u shpreh Cyrus.

Të kendoj para mijëra njerëzve nuk është ekzaktësisht ajo që dua të bëj. Nuk ka një lidhje. Nuk ka siguri. Nuk është natyrale. Është kaq izoluese sepse, nëse je përpara 100 mijë njerëzve, në të vërtetë je vëtëm.”, shtoi ajo.

Shfaqja e fundit në një arenë ishte në vitin 2015, gjatë Bangerz Tour. Turi pati 78 shfaqe dhe e pati fundin në dy prej arenave më gjigande si ‘O2 Arena’ në Londër dhe ‘Barclays Center’ në New York. Disa fansa menduan se Cyrus mund të planifikonte një turne të ri në arenë për të mbështetur albumin e saj të tetë "Endless Summer Vacation", i cili u publikua në mars. Duket e pamundur bazuar në komentet e saj të fundit, megjithëse ndoshta Cyrus do të bëjë turne në lloje të tjera ambientesh si Radio City Music Hall në New York City.

miley cyrus

Sondazh

Poll