Bota

ZBULOHET rasti tronditës në Tanzani/ Trafikuan organet e dy foshnjave binjake, arrestohen 4 infermierët, nëna i gjen të 'copëtuar'

Nëna gjeti sytë e foshnjave të saj të nxjerra dhe një pjesë të lëkurës së tyre të hequr nga balli.

22 Maj 2023, 19:50 Nga a.l
ZBULOHET rasti tronditës në Tanzani/ Trafikuan organet e dy foshnjave
Foto ilustruese

TANZANI- Autoritetet në Tanzani kanë zbuluar një rrjet të trafikimit të organeve. Mediat e huaja raportojnë se në pranga janë vënë 4 infermierë, më konkretisht në rajonin perëndimor Tabora. Ata akuzohen se kanë trafikuar organet e dy foshnjave binjake. 

Një komitet i ngritur për të hetuar ngjarjen e rëndë zbuloi se trupat e binjakëve të lindur para kohe ishin gjymtuar pasi kishin vdekur. Nëna gjeti sytë e foshnjave të saj të nxjerra dhe një pjesë të lëkurës së tyre të hequr nga balli.

Komisionerja rajonale e Taborës, Batilda Buriani tha se infermierët, të cilët janë të arrestuar, janë pezulluar nga detyrat e tyre. Ajo tha se marrja e organeve ishte e lidhur me magjinë. Infermieret mashtruan komitetin hetimor duke pretenduar në mënyrë të rreme se kufomat mbaheshin në maternitet kur, në fakt, u gjetën në dhomën e infermierëve, shtoi zonja Buriani.

Infermieret nuk kanë komentuar ende për akuzat. Raporti tregon gjithashtu se binjakët vdiqën për shkak të mungesës së shërbimeve të kujdesit neonatal, të cilat nuk ishin të disponueshme në objektin ku ata lindën. 

tanzani trafikim organesh

Sondazh

Poll