Bota

U goditën nga orteku në Alpet zvicerane, gjenden trupat e tre alpinistëve

Dyshimet e para janë që tre personat, dy burra të moshës 32 dhe 40 vjeç dhe një grua 30 vjeçare me banim në kantonin e Bernës, të jenë kapur në një ortek.

22 Maj 2023, 19:52 Nga A.B
U goditën nga orteku në Alpet zvicerane, gjenden trupat e tre
Mali

ZVICËR- Trupat e tre alpinistëve holandezë, u gjetën ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se po punohej për gjetjen e trupave në kantonin Valais, në jug të Zvicrës.

Dyshimet e para janë që tre personat, dy burra të moshës 32 dhe 40 vjeç dhe një grua 30 vjeçare me banim në kantonin e Bernës, të jenë kapur në një ortek.

Trupat e tyre u gjetën rreth orës 09:30 nën akullnajën Jegi, në qytetin Blattern. Një operacion i madh kërkimi nisi të shtunën pasdite, i mbështetur veçanërisht nga helikopterët.

Prokurori publik i Valais ka hapur një hetim./Dosja.al

bie orteku ne zvicer

Sondazh

Poll