Bota

Fshehu kokainën në çantën e nipit të tij, arrestohet 30-vjeçari në Itali

M.F, tashmë i njohur për policinë, u arrestua nga karabinierët e Isola di Capo Rizzuto.

22 Maj 2023, 19:29 Nga a.l
Fshehu kokainën në çantën e nipit të tij, arrestohet
Kokaina

ITALI- Mësuesit shmangën më të keqen në një kopsht fëmijësh në Isola di Capo Rizzuto, në Kalabri. Një djalë 4-vjeçar ka nisur të luajë me një këllëf të çuditshëm me shokët e tij të klasës. Të gjithë të pavetëdijshëm për rrezikun e objektit. Në fakt, brenda 'lodrës' kishte 100 gramë kokainë, të cilën xhaxhai i fëmijës do ta kishte harruar në çantën e shpinës, shkruajnë mediat e huaja. 

M.F, tashmë i njohur për policinë, u arrestua nga karabinierët e Isola di Capo Rizzuto. Ndërhyrja në kohë e mësuesve ishte thelbësore për të parandaluar që fëmijët të preknin drogën ose, më keq, të mos e gëlltisin atë. Gjatë paradites, në fakt, të dyshuar për pakon e çuditshme me pluhur të bardhë me të cilën po luanin nxënësit, ata ua kanë marrë menjëherë objektin nga duart dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtarakëve.

arrestime ne itali

Sondazh

Poll