Bota

'Nuk donte të vuante më'/ Vrau gruan e tij me kancer, pensionisti britanik ndiqet penalisht për vrasje

 Ish-minatori David, i cili ka qenë në paraburgim që nga vdekja e Janice në dhjetor 2021, këmbëngul se ajo iu lut atij që t'i jepte fund jetës së saj.

22 Maj 2023, 19:00 Nga a.l
'Nuk donte të vuante më'/ Vrau gruan e tij me kancer,
David Hunter

BRITANI- Autoritetet britanike kanë nisur procedim penal ndaj pensionistit britanik David Hunter i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 74-vjeçare e cila vuante nga kanceri. Ish-minatori David, i cili ka qenë në paraburgim që nga vdekja e Janice në dhjetor 2021, këmbëngul se ajo iu lut atij që t'i jepte fund jetës së saj.

Ai thotë se u dërgua në një stacion policie rreth orës 3 të mëngjesit kur ishte i dehur dhe pasi pësoi një krizë mendore. David pretendon se i është marrë një deklaratë pa praninë e një avokati, me policinë që i ka thënë nëse do ta pranonte, kjo do ta bënte më të lehtë për të në gjyq. 

David, nga Ashington, Northumberland, javën e kaluar i tha gjykatës së qarkut të Paphos se Janice, gruaja e tij 52-vjeçare, i ishte lutur që ta vriste pasi kanceri i saj në gjak u përkeqësua, shkruajnë mediat e huaja. Ai tha se më në fund u dorëzua duke e mbytur atë në shtëpinë e tyre të të moshuarve pranë Paphos. Avokatët e tij thonë se vdekja e saj ishte vetëvrasje e asistuar.

david hunter owen williams

Sondazh

Poll