Bota

'Luftoi' për vetëmbrojtje teksa përdhunohej, Prokuroria pushon çështjen ndaj 23-vjeçares që vrau abuzuesin

yra e prokurorisë konfirmoi në një deklaratë për shtyp të shtunën (20 maj), tha se Ruiz në fakt ishte 'i përjashtuar nga faji' dhe ata besonin se ajo kishte vepruar në vetëmbrojtje për vrasjen.

22 Maj 2023, 18:36 Nga a.l
'Luftoi' për vetëmbrojtje teksa përdhunohej, Prokuroria
Roxana Ruiz

MEKSIKË- Prokurorët meksikanë njoftuan se po tërheqin një çështje kundër një gruaje e cila u dënua me gjashtë vjet burg për vrasjen e një burri teksa e përdhunonte dhe e sulmonte. 

23-vjeçarja, Roxana Ruiz, ishte shpallur fajtore për vrasje.  Një gjykatë vendosi se ajo do të paguante gjithashtu mbi 16,000 dollarë dëmshpërblim për familjen e sulmuesit të saj dhe ajo u dënua me gjashtë vjet pas hekurave, megjithëse gjykata ra dakord që ajo ishte përdhunuar gjatë incidentit që ndodhi në vitin 2021.

Kjo shkaktoi protesta në Meksikë, të cilët thanë se vendimi po kriminalizonte viktimat e sulmeve seksuale. Zyra e prokurorisë konfirmoi në një deklaratë për shtyp të shtunën (20 maj), tha se Ruiz në fakt ishte 'i përjashtuar nga faji' dhe ata besonin se ajo kishte vepruar në vetëmbrojtje për vrasjen, shkruajnë mediat e huaja. Ruiz, një grua indigjene dhe nënë beqare, tha se për shkak të rastit ajo kishte marrë kërcënime me vdekje dhe ishte e shqetësuar për sigurinë e familjes së saj, veçanërisht të djalit të saj katërvjeçar. 

roxana ruiz

Sondazh

Poll