Bota

Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë të një shqiptari të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur.

22 Maj 2023, 18:33 Nga k.m.
Gjenden mbetje mortore, dyshohet të jenë të një shqiptari
Foto ilustruese

KOSOVË- kipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) bashkë me ato të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë gjetur mbetje mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. Sipas ekspertëve dyshohet se i përkasin një personi që dyshohet se është vrarë e më pas të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Mbetjet u gjetën gjatë gërmimeve që po kryheshin për të katërtën herë në të njëjtën lokacion, ku dyshohet se ishin mbetjet e dy personave të zhdukur. I gjithë procesi është ndjekur nga afër edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, deklaroi për "KosovaPress" se duhet të priten procedurat e tjera deri në marrjen e raportit të ADN-së për të konfirmuar identitetin e mbetjeve mortore.

"Aktualisht ekipet tona të IML-së, të policisë dhe ekipet e komisionit e kanë has me një varr dhe në atë varr është gjetur një trup që sipas ekspertëve dyshohet të jetë person i zhdukur i luftës së fundit në Kosovë. Natyrisht këtë nuk mund ta vërtetojmë deri në procedurat e tjera të ekspertëve, deri në marrjen e raportit të ADN-së. Megjithatë, për mua në këtë rast, jo vetëm si kryetar i komisionit por edhe si familjar, sa herë një pajisje e tillë gërmon nën tokë e kemi një ndjesi të rëndë ndër vete, mirëpo tash kur e gjetëm ishte një ndjesi edhe më e rëndë por edhe lehtësimi që megjithatë shpresojmë se do të arrijmë te rezultati i personave të zhdukur. Shpresojmë se familjes, personi që i përket, t’ia lehtësojmë sado pak dhimbjen”, deklaroi Hoti.

Në të njëjtin lokacion më parë janë gjetur edhe trupa të tjerë, prandaj është vlerësuar se në atë zonë mund të ketë prapë mbetjeje, pasi atje u groposën viktimat e gjenocidit serb.

kosove

Sondazh

Poll