Bota

Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri që nxorri Greqinë nga kriza

Kyriakos Mitsotakis, partia e të cilit shënoi një fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës, është një pasardhës i dinastisë politike konservatore që mban meritat për kthimin e vendit të zhytur në borxhe në rrugën e përmirësimit.

22 Maj 2023, 18:07 Nga a.d
Kush është Kyriakos Mitsotakis, kryeministri që nxorri
Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Greqisë

GREQI- Kyriakos Mitsotakis i ka ofruar vendit të tij një lehtësim të rrallë nga paqëndrueshmëria ekonomike përballë trazirave globale si pandemia e koronavirusit dhe lufta në Ukrainë. Por një skandal i dëmshëm i përgjimesh dhe zemërimi i publikut që erdhi nga një përplasje treni vdekjeprurës në shkurt, shkatërroi reputacionin e Mitsotakis, familja e të cilit ka dominuar politikën greke për dekada. Ai ka sinjalizuar se do të kërkojë zgjedhje të reja, me gjasë brenda një muaji, në mënyrë që të marrë një shumicë absolute për të qeverisur i vetëm. I zgjedhur për herë të parë ligjvënës në vitin 2004, Mitsotakis ka qenë në krye të partisë së tij ‘Demokracia e Re’ për tre vjet përpara se të merrte postin kryesor të Greqisë në vitin 2019.

Kush është Mitsotakis?

I lindur në Athinë në vitin 1968, Mitsotakis rrjedh nga një dinasti politike greke. Babai i tij Konstantinos Mitsotakis ishte kryeministër nga viti 1990 deri në vitin 1993. Motra e tij Dora Bakoyannis ishte ish-kryetare e bashkisë së Athinës dhe një ish-ministre, ndërsa djali i saj është kryebashkiaku aktual i kryeqytetit. Zakonisht është i veshur me një këmishë të bardhë ose blu të çelët, kravata të hequra në fushatë dhe bën selfie me adoleshentët në përpjekje për t'u dukur sa më popullor.

Ai thotë se ëndërronte të bëhej basketbollist, idhullon bashkëshorten e tij sipërmarrëse dhe shikon serialin hit të Netflix ,'Emily në Paris' për t'u çlodhur.

Përmirësimi dhe rritja

Megjithëse vendi humbi të ardhurat e tij jetike nga turizmi gjatë pandemisë, Greqia u rikthye me rritje prej 8.3% në 2021 dhe 5.9% në 2022. Kjo u ndihmua pjesërisht nga mbi 57 miliardë euro të shpërndara nga qeveria për të zbutur ndikimin e pandemisë dhe inflacionit.Me dobësitë e sektorit shëndetësor të ekspozuar mizorisht gjatë pandemisë, Mitsotakis premtoi të investojë ndjeshëm në shërbimin shëndetësor kombëtar.

Në shtegun e fushatës në kufirin me Turqinë, ai u zotua të zgjerojë një gardh prej 37.5 kilometrash (23 milje), pesë metra të lartë prej çeliku për të frenuar fluksin e migrimit të brendshëm. Pas zemërimit të të gjithë vendit për aksidentin vdekjeprurës të trenit të 28 shkurtit, me kritikët që godasin qeveritë e njëpasnjëshme për investime të pamjaftueshme në hekurudhë, ai është zotuar gjithashtu të korrigjojë problemin./Firstpost

kyriakos mitsotakis zgedhjet ne greqi

Sondazh

Poll