22 Maj 2023, 17:14
Nga A.B
Qytetari
KAVAJË- Qytetarët në Kavajë janë tronditur nga vrasjet e fundit. Atentati ndaj Arjan Gosës ndodhi 300 metra larg nga vendi ku mbeten të vdekur edhe vëllai i tij Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Dy familjet jetonin në të njëjtën lagje. Si ngjarja e 29 Marsit ashtu dhe ajo e pasdites ndodhën në sy të kalimtarëve të shumtë. Banorët e Kavajës u shprehen të tronditur për atentatin.
“Ishin fëmijët e gocës duke luajtur këtu. Erdhën dhe thanë o nëna ka ra një bombë te shkolla 24 Maji. Çfarë të themi, keq për të dyja palët”, tha një banore.
“I njohim, na vjen keq. Vëllazërore është e gjitha. Jemi rritur në një vend me këta i njohim. Nuk di si ta sqaroj, kjo është e tepërt me fol”, u shpreh një tjetër.
“Është e rëndë shumë për qytetin e Kavajës”, tha një tjetër.
“Problemi është që mjerë atij që i ndodh se çdo baba nuk do që t’i ndodhë kjo te fëmija, por ja që këto gjëra ndodhin”, u shpreh një banor.
Familja Rexha ishte nga Kukësi, por prej vitesh jetonte me qira në Kavajë. Ato kishin pasur konflikte për arsye banale. Më datë 29 Mars, Edmond Gosa dhe Altin Rexha u takuan tek ‘Kryqëzimi i Valutës’ për t’u sqaruar për shkak se kishin konflikt.
Në sherr e sipër 43-vjeçari Edmond Gosa ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur disa herë Altin Rexhën. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë. Rexha ka qenë me djalin përdore, por fatmirësisht ai i shpëtoi plumbave pasi u fut në një dyqan aty pranë. Të dy 43-vjeçarët ndërruan jetë në spital./Dosja.al
altin rexha edmond gosa vritet arjan gosa
Aktualitet
22 Maj 2023, 17:24
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se 2 nga 5 të prangosurit e një aksioni të zhvilluar disa ditë m...
Aktualitet
22 Maj 2023, 17:10
A.B
Ekonomia po qendërzohet vit pas vit në kryeqytet teksa qarqet po shënojnë rënie të peshës në prodhimin e brendshë...
Aktualitet
22 Maj 2023, 16:36
k.m.
Foto ilustruese
13 mijë persona iu shtuan skemës së pensioneve në Republikën e Shqipërisë, gjatë vitit të shku...
Aktualitet
22 Maj 2023, 16:30
k.m.
Paratë e sekuestruara
RINAS- Një 30-vjeçar nga Mali i Zi është nën hetim pasi nuk deklaroi paratë në kufirin e Ri...
Aktualitet
22 Maj 2023, 15:55
A.B
Qytetaret
BURREL- Kjo është një foto që është realizuar në Burrel dhe e shpërndarë nga 'JOQ'. Siç shihe...
Aktualitet
22 Maj 2023, 15:53
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se vendimi i sotëm i GJKKO-së nuk ishte aspak i drejtë. Për mediat, ai s...
Aktualitet
22 Maj 2023, 15:47
A.B
Familjarët e Jani Rustemit
TIRANË- Familjarët e Jani Rustemit, i cili humbi jetën pak ditë më parë kanë protestuar ...
Aktualitet
22 Maj 2023, 15:24
A.B
Fredi Beleri
TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg. Avokatët deklaruan se...
Aktualitet
22 Maj 2023, 15:03
A.B
Foto ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Fier-Patos". Automjeti tip autobus me drejtues shteta...
Aktualitet
22 Maj 2023, 14:52
A.B
Fredi Beleri
TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për të mar...