Aktualitet

Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez, s'deklaroi në Rinas se po kalonte me 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro me vete

Sipas Policisë së Shtetit, i riu kishte me vete të padeklaruara 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro.

22 Maj 2023, 16:30 Nga k.m.
Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez, s'deklaroi në Rinas se
Paratë e sekuestruara

RINAS- Një 30-vjeçar nga Mali i Zi është nën hetim pasi nuk deklaroi paratë në kufirin e Rinasit. Sipas Policisë së Shtetit, i riu kishte me vete të padeklaruara 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro. Ndaj iu sekuestrua edhe shuma e parave, të cilat i kishte fshehur në trup.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez që nuk deklaroi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore. Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

mali i zi rinas

Sondazh

Poll