Aktualitet

Gjykata lë në burg Fredi Belerin, avokati: Ai kërkoi drejtësi, do ankimojmë vendimin

Avokatët thanë se Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

22 Maj 2023, 15:24 Nga A.B
Gjykata lë në burg Fredi Belerin, avokati: Ai kërkoi
Fredi Beleri

TIRANË-Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është lënë në burg. Avokatët deklaruan se ditën e nesërme, do të ankimojnë në Gjykatën e Apelit, vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që e la në qeli. Ata thanë se Beleri ka kërkuar drejtësi nga gjykata dhe se nuk i ka pranuar akuzat që janë ngritur në drejtim të tij.

U la vendimi që dha Gjykata e Vlorës, u lejua vazhdimi i arrestit me burg. Ne patëm pretendimet tona, Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar gjykimin që është ngritur për të. Nesër, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit”, theksuan avokatët.

Pyetja: Si do procedohet me marrjen e mandatit?

Avokati: Kur të dalë kryeministri pyeti.

Sot, GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit/Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll