Aktualitet

Vdekja e Jani Rustemajt/ Familjarët përballë Ministrisë së Drejtësisë: Kishte dhëmbin e thyer dhe veshin e nxirë! Kush e ka vrarë?

Familjarët kanë hedhur akuza ndaj policisë se kanë dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi.

22 Maj 2023, 15:47 Nga A.B
Vdekja e Jani Rustemajt/ Familjarët përballë Ministrisë
Familjarët e Jani Rustemit

TIRANË- Familjarët e Jani Rustemit, i cili humbi jetën pak ditë më parë kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë. Familjarët kanë hedhur akuza ndaj policisë se kanë dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi.

“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë.

Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo.

Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të kenë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, thanë familjarët e të riut.

Rustemaj u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe pasi u ndje keq u dërgua në spital, aty ku dyshohet se për ta qetësuar iu dha mbidozë metadoni, pasi dyshimeve se 27-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike. Pasi qëndroi në koma për rreth një muaj, ai ndërroi jetë dy ditë më parë./Dosja.al

jani rustemaj

Sondazh

Poll