Aktualitet

Artan Hoxha ZBULON aksionin e Policisë tek Kodra e Diellit: U arrestuan 2 këshilltarë bashkiakë të sapozgjedhur... (DETAJET)

Artan Hoxha tha se të prangosurit janë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda. 

22 Maj 2023, 17:24 Nga k.m.
Artan Hoxha ZBULON aksionin e Policisë tek Kodra e Diellit: U arrestuan 2
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se 2 nga 5 të prangosurit e një aksioni të zhvilluar disa ditë më parë në zonën e Kodrës së Diellit, ishin të sapozgjedhur si këshilltarë të Bashkisë së Sarandës. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Opinion" në News24, Artan Hoxha tha se të prangosurit janë Olsi Mylka dhe Shemsi Progda. 

"Ndoqa disa nga zonat, një nga to ishte Elbasani. Në zgjedhjet e kaluara pati edhe të vrarë, kësaj radhe rezultati ishte 7 mijë vota diferencë. Ato vota që dyshohej se aktivizoheshin nga personazhë të botës së krimit, nuk janë angazhuar. Pushteti nuk ka patur nevojë. E kam dëgjuar edhe zotin Berisha. Mos të gaboj pardje është bërë një operacion në Tiranë "Kodra e Diellit 2", janë kapur 2.3 kg kokainë në Tiranë. 2 nga 5 personat e arrestuar janë nga Saranda dhe janë në listën për këshilltarë, Olsi Mylka dhe Shemsi Progda. Janë arrestuar menjëherë pas zgjedhjeve. Partia e tyre jo vetëm që ka marrë shumë vota, por edhe 2 mandate këshillarësh. Këta konkurojnë, marrin vota dhe këshilltar. 30 mijë euro e kishin kilen këta. Provë shumë e qartë sesi interferohen zgjedhjet,"-tha Artan Hoxha. 

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT: 

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Kodra e Diellit 2". Në kuadër të këtij operacioni, ranë në prangat e policisë shtetasit Donald Muhamuçi 31 vjeç dhe Ermal Lamaj 39 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Kostaq Murtaj 29 vjeç, Olsi Mylka 34 vjeç dhe Shemsi Proda 30 vjeç, të tre banues të Sarandë. Në rrugën "Rrapo Hekali", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe një çantë brenda të cilës dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë kontrollit të çantës janë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale 2 kg e 300 gr. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.

artan hoxha kodra e diellit 2 olsi mylka shemsi progda

Sondazh

Poll