Aktualitet

Do lirohet apo jo? Përfundon gjyqi ndaj Fredi Belerit, Prokuroria kërkon burg

Shyqrtimi për masën e sigurisë zgjati gati 2 orë dhe gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg”.

22 Maj 2023, 14:52 Nga A.B
Do lirohet apo jo? Përfundon gjyqi ndaj Fredi Belerit, Prokuroria
Fredi Beleri

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me dhënien e masës së sigurisë për kandidatin fitues të zgjedhjeve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë,  Fredi Beleri. Shyqrtimi për masën e sigurisë zgjati gati 2 orë dhe gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg”.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiri është tërhequr në dhomë Këshillimi për marrjen e vendimit. Ende nuk dihet nëse ajo do të pranojë kërkesën e SPAK, apo atë të avokatëve të zotit Beleri për zbutjen e masës së sigurisë.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.

Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian./Dosja.al

fredi beleri pandeli kokaveshi

Sondazh

Poll