Aktualitet

Trazira në Milano/ Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë, e bllokon menjëherë i ati i 2-vjeçarit

Gruaja kishte marrë një djalë dy vjeçar, i cili po luante pak metra larg prindërve të tij në Piazza Gae Aulenti dhe po zhdukej në turmë kur i ati e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe e bllokoi.

22 Maj 2023, 14:30 Nga k.m.
Trazira në Milano/ Gruaja tenton të rrëmbejë një
Foto ilustruese

ITALI- Një i mitur u tentua të grabitej në Itali. Por fatmirësisht Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vendosur në pranga një 21-vjeçare italiane me origjinë nga Afrika e Veriut. Gruaja kishte marrë një djalë dy vjeçar, i cili po luante pak metra larg prindërve të tij në Piazza Gae Aulenti dhe po zhdukej në turmë kur i ati e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe e bllokoi.

Më pas 41-vjeçari ka lajmëruar menjëherë Policinë, që pas disa minutash kërkimesh në zonë e kanë identifikuar dhe më pas e kanë prangosur 21-vjeçaren. Por edhe pse e re, nuk ishte e panjohur për Policinë e Milanos pasi ka një historik krimesh kundër pronës, si dhe probleme psikiatrike./Tg.com

itali

Sondazh

Poll