Aktualitet

Aksidenti në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i 'Benzit' që u përplas me autobusin

Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari banues në fshatin Buçimas, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

22 Maj 2023, 13:44 Nga I.A
Aksidenti në Qafë-Thanë, arrestohet drejtuesi i
Foto Ilustruese

QAFË THANË- Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili u përplas me autobusin ditën e djeshme, është arrestuar. Mësohet se në pranga ka rënë 28-vjeçari banues në fshatin Buçimas, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 persona, së bashku me 28-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin I. M., 28 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me autobusin me drejtues I. A. Nga ky aksident, ka marrë flakë automjeti që drejtohej nga shtetasi I. M. dhe janë dëmtuar 5 pasagjerët në të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

aksident në qafë thanë

Sondazh

Poll