Politike

Dendias takohet me Olta Xhaçkën: Në fokus të bisedimeve është burgosja e Fredi Belerit

Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

22 Maj 2023, 14:15 Nga I.A
Dendias takohet me Olta Xhaçkën: Në fokus të bisedimeve
Olta Xhaçka dhe Nikos Dendias

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

nikos dendias olta xhacka fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll