Politike

Padi elektorale? Gjykata pushon gjyqin e Veliajt me gazetarin Bledian Koka, nuk u paraqit 3 herë në seancë

Veliaj ende nuk ka dhënë versionin për mospraninë  e tij në këtë gjyq, të inicuar pikërisht prej tij. A është kjo një padi elektorale për  ti shërbyer kryebashkiakut distancimin e tij nga akuzat dhe ndihmë për fushatën? 

22 Maj 2023, 12:06 Nga f.g
Padi elektorale? Gjykata pushon gjyqin e Veliajt me gazetarin Bledian Koka, nuk
Bledian Koka

TIRANE- Në kulmin e fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj paditi përshpifje gazetarin Bledian Koka, pas denoncimit të emisionit  "Piranjat" për përfshirje direkte dhe abuzim me çështjen e inceneratorëve. Por sot, Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e ccështjes për shkak të mungesës së tij. Në një dalje për mediat jashtë ambienteve të gjykatës Penale të Tiranës, Koka tha se mungesa e përballjes nga Veliaj është tregues i intimidimit të medias prej tij dhe se padia u bë për fushatë. 

Që në gjenezë u pa se çfarë qëllimi kishte kjo dhe sot kur duhej të përballej, për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit pa shpjegim, - tha Koka nga gjykata. -  Kjo është qartazi një tentativë për intimidimin e e medias, një taktikë elektorale e poshtër në kurriz të medias dhe të fjalës së lirë, sepse që në gjenezë u pa se çfarë qilimi kishte kjo. U bë gjatë fushatës, në kulmin e fushatës; u mbajt e karikuar përgjatë gjithë fushatës dhe sot, që duhet të përballeshim, kur ne kishim përgatitur bashkë me av. Dorian Marlijan një strategji mbrojtjeje për një çmenduri juridike, sot pala akuzuese thjesht nuk u paraqit, pa dhënë asnjë shpjegim. Duket qartë që është një tërheqje, është një konfirmim i asaj që nuk ishte tjetër përveçse një tentativë e fëlliqur intimidimi e pistë nga njerëz që nuk bëjnë gjë tjetër përveç asaj që kanë bërë,"-tha Koka. 

Padi elektorale? Gjykata pushon gjyqin e Veliajt me gazetarin Bledian Koka, nuk
Gazetari Bledian Koka para gjykates

Ndërkohë që Veliaj ende nuk ka dhënë versionin për mospraninë  e tij në këtë gjyq, të inicuar pikërisht prej tij. A është kjo një padi elektorale për  ti shërbyer kryebashkiakut distancimin e tij nga akuzat dhe ndihmë për fushatën? 

Por për çfarë u padit Koka?  Më 3 Prill, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kallëzoi penalisht gazetarin Bledian Koka dhe "SyriTv", e gjitha pas publikimit të aferës së inceneratorit të Tiranës. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur vetë Koka, i cili tha se padia është dorëzuar pasi emisioni "Piranjat" i drejtoi disa pyetje për të dhënë edhe ai versionin e tij lidhur me takimin që pretendohet se ka pasur me biznesmenin italian Gabrielle Tarroni Longhinotti. Por Veliaj nuk pranoi të jepte intervistë dhe depozitoi padi për shpifje. /Dosja.al

erion veliaj bledian koka gjyqi veliaj koka piranjat

Sondazh

Poll