Politike

Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do degjenerohesh. Deputeti demokrat: Po pres përgjigje

Spaho ndërhyri teksa kolegët ishin duke dhënë mendimin mbi projektligjin dhe kjo gjë irritoi Shalsin, i cili u kërkoi të pranishmëve që ta injoronin atë.

22 Maj 2023, 12:32 Nga I.A
Komisioni i Ekonomisë, debat mes Shalsit dhe Spahos: Injorojeni, ti do
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate ditën e sotme mes kreut të Komisionit Eduard Shalsi dhe deputetin demokrat Edmond Spaho. Teksa në komision po diskutohej për një ndryshim në ligjin e statusit për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri. Spaho ndërhyri teksa kolegët ishin duke dhënë mendimin mbi projektligjin dhe kjo gjë irritoi Shalsin, i cili u kërkoi të pranishmëve që ta injoronin atë.

Pjesë nga debati:

Shalsi: Zoti Zëvendës ministër, a ka mundësi mos t’i ktheni fare përgjigje? Mos e ktheni as kokën. Jo injorim por ti do degjenerohesh.

Spaho ndërhyn nga vendi

Shalsi: Shiko, shiko çfarë bën. Kalojmë në votim se është e kotë. Çfarë shqetësimi ke zotëri. Kontribuoni në etikë. A të duket normale sjellja jote? S’të jep përgjigjen që do ti, por sipas asaj që ato dinë. Këtu janë të pranishëm të gjtihë deputetët, çfarë statusi ke ti që s’lë të tjerët.

Spaho: Unë kam drejtuar një pyetje, po pres një përgjigje.

Shalsi: Ja shiko, shiko çfarë bën. Vazhdo zonja Dhëmbi.

eduard shalsi edmond spaho

Sondazh

Poll