22 Maj 2023, 10:26
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se stërvitja e përbashkët Defender 23 ka treguar se sa lartë ka shkuar Shqipëria. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë hapëse, Rama u shpreh se Shqipëria për herë të parë ka arritur që të ulet krah për krah me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit dhe ka marrë vendime të rëndësishme. Rama më tej theksoi se kjo stërvitje tregon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO.
“Kjo stërvitje na rikujton se pavarësisht gjuhës që flasim, pavarësisht flamurit jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime të cilat janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh. Të gjithë së bashku jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojë në unitet të plotë. Vitin e shkuar erdhi lajmi i mirë për ngritjen e shtabit të bazës së forcave operacionale, dëshmon se Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i SHBA dhe NATO, por Shqipëria bëhet hap pas hapi një pikë e palëvizshme referimi në kontinentin tonë. Me aeroportin e Kuçovës, që do jetë në funksion si bazë e re operacionale e NATO-s dhe shpresojmë që edhe me portin, që do ketë të njëjtët komponentë, duke funksionuar si bazë operacionale e NATO-s për forcat detare, një faqe e re e historisë sonë po shkruhet dhe në këtë faqe të re ne jemi jo vetëm konsumatorë por edhe kontributorë në këtë aleancë të madhe. Me një falënderim për të gjithë ju që jeni angazhuar në këtë stërvitje dhe mirënjohje për aleatët tanë strategjikë, ju uroj çdo të mirë, mbarësi dhe vetëm sukses në këtë përpjekje të përbashkët, për diçka pa të cilën ne nuk do të ishim ata që kemi kërkuar gjithmonë të jemi”, tha Rama.
defender 2023 edi rama
Politike
22 Maj 2023, 10:26
k.m.
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka bërë një paralajmërim për situat&eum...
Politike
22 Maj 2023, 10:19
I.A
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes Defender 2023 n...
Politike
22 Maj 2023, 10:07
f.g
Stiven Faqolli
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video ku denoncon dhunimin e Stivën Fa...
Politike
22 Maj 2023, 09:58
f.g
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka
BRUKSEL- Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Dendias dhe Olta Xhaç...
Politike
22 Maj 2023, 08:20
I.A
Stervitja
TIRANË- Stërvitja e përbashkët e SHBA-së, Shqipërisë dhe vendeve të tjera evropianë nis sot në ...
Politike
21 Maj 2023, 23:04
I.A
Edona Bilali dhe Tom Doshi
VAU I DEJËS- Fitorja e kandidatit socialist Kristian Shkreli në Vaun e Dejës ka mbledhur sot Partinë Sociali...
Politike
21 Maj 2023, 18:40
I.A
Abdul Rama
HIMARË- Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt, kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë Fredi Beleri, d...
Politike
21 Maj 2023, 18:16
I.A
Momenti i hyrjes
TIRANË- Pas publikimit të pamjeve të takimit Basha-Balla më 3 dhjetor në banesën e një prej bashkë...
Politike
21 Maj 2023, 16:02
k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë një thirrje sot. Me anë të një...
Politike
21 Maj 2023, 15:12
I.A
Sali Berisha
MAT- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një kërcënim që sipas tij i është bë...