Politike

Balla: Po punojmë për disa rregullime në Reformën në Drejtësi, do ulemi me opozitën

Po ashtu ai ka deklaruar se për këto ndryshime mazhoranca dhe opozita duhet që ulen dhe të diskutojnë bashkë.

22 Maj 2023, 11:12 Nga I.A
Balla: Po punojmë për disa rregullime në Reformën
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar sot se prej disa kohësh në Kuvend po punohet për disa rregullime në Reformën në Drejtësi. Gjatë një deklarate për mediat, Balla ka theksuar se ndryshimet që po punohet janë sygjeruar dhe nga institucionet partnere ndërkombëtare. Po ashtu ai ka deklaruar se për këto ndryshime mazhoranca dhe opozita duhet që ulen dhe të diskutojnë bashkë.

“E dyta lidhet me vijimin e punës në disa çështje të rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë, ku dua t’ju informoj se prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ligjesh që kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi. Me kolegen Bushka do të kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi që të flasim në mënyrë që këto ndryshime që vijnë si sugjerime na institucionet ndërkombëtare, të ecin përpara. Shpresoj që të ulemi si shumicë me opozitën. Ka një grup pune ku maxhoranca dhe opozita kanë punuar së bashku. Unë nuk caktoj dot se kush është opozita në Kuvendin e Shqipërisë. PD është opozita në Kuvend që është shumica e opozitës. Në këtë kontekst, duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë që të punojmë së bashku. Në këtë këndvështrim, mezi pres që të ulemi dhe të diskutojmë që të votojmë për sa kohë shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë shumicë prej 3/5 të votave," tha Balla.

 

taulant balla

Sondazh

Poll