Politike

Defender 23/ Yuri Kim: Do të bëjmë histori, siç ka thënë Skëndërbeu bashkimi bën fuqinë

Po ashtu ajo ka cituar edhe heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeun, duke thënë se bashkimi bën fuqinë.   

22 Maj 2023, 10:19 Nga I.A
Defender 23/ Yuri Kim: Do të bëjmë histori, siç ka
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjes Defender 2023 në Shqipëri. Në fjalën e saj, Kim ka theksuar se me këtë stërvitje SHBA-ja bashkë me Shqipërinë po bëjnë histori. Po ashtu ajo ka cituar edhe heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeun, duke thënë se bashkimi bën fuqinë.   

"Shqiptarëve iu tha se demokracitë ishin armiqtë e tyre, u detyruan të ndërtonin bunkierë, shikoni përreth një Shqipëri të ndryshuar dhe kjo është historike. Shqipëria dhe shumë partnerë duke nisur një stërvitje ushtarake ndërkombëtare, jemi këtu si aleatë, miq partnerë, dikur të ndarë veçmas tani aleatë të NATO-s, dhe partnerët. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aletatët tanë të NATO-s janë më të bashkuar dhe më në formë se kurrë, s’mund të harroj fjalët e Skënderbeut, ‘bashkimi bën fuqinë’, që nga Defender 21 deri 23 Shqipëria dhe SHBA po bëjnë më shumë se kurrë më parë së bashku, kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj, kemi ngritur dy pranitë e para, këto arritje po përshpejtojnë ritmin, është krijuar për të ndërtuar ndërveprueshmërinë tonë dhe është një mundësi për të vënë në veprimtari këtë partneritet, mund të kryejmë çdo mision, ju falënderoj për shërbimin tuaj që zgjodhët të mbroni vendin tuaj, ne, faleminderit që jeni gjithmonë këtu, jam krenar, ju nxis ta përdorni këtë mundësi, së bashku me Shqipërinë të ankoruar do vijojmë të bëjmë një histori të re, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin e Shqipërisë," tha Kim.

yuri kim defender 2023

Sondazh

Poll