Aktualitet

FOTOT/ Vrap me pistoletë, Habib Rexha e qëlloi me dorën e majtë, reagimi pas ekzekutimit me plumb në ballë

Ende ai nuk është arrestuar nga Policia, e cila ofron shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për 31-vjeçarin. 

22 Maj 2023, 11:54 Nga f.g
FOTOT/ Vrap me pistoletë, Habib Rexha e qëlloi me dorën e
Momenti kur shkon te kryeje vrasjen

TIRANE- Ky është momenti kur Habib Rexha largohet me shpejtësinga lokali ku kreu vrasjen e Arjan Gosës. Siç shihet edhe në pamje, ai e mban pistoletën në dorën e majtë, pasi dorën e djathtë e ka të dëmtuar. Me tu siguruar që shënjestra u vra, ai ka nisur të vrapojë për tu larguar nga vendngjarja. Ende ai nuk është arrestuar nga Policia, e cila ofron shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për 31-vjeçarin. 

FOTOT/ Vrap me pistoletë, Habib Rexha e qëlloi me dorën e
Momenti i largimit nga ngjarja
FOTOT/ Vrap me pistoletë, Habib Rexha e qëlloi me dorën e
Momenti kur shkon ta vrase

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

arjan gosa vritet arjan gosa habib rexha

Sondazh

Poll