Aktualitet

I nxjerrin thikën dhe i vjedhin telefonat dy vajzave të huaja, autorët 2 adoleshentë

Policia e kryeqytetit njofton se është proceduar penalisht njëri prej tyre, një 16-vjeçar, ndërkohë që i riu tjetër është shpallur kërkim.

22 Maj 2023, 11:43 Nga k.m.

I nxjerrin thikën dhe i vjedhin telefonat dy vajzave të huaja,

TIRANË- Policia e Tiranës ka identifikuar dy adoleshentë, të cilët kanë grabitur telefonat e dy shtetaseve të huaja duke përdorur kërcënimin e thikës. Policia e kryeqytetit njofton se është proceduar penalisht njëri prej tyre, një 16-vjeçar, ndërkohë që i riu tjetër është shpallur kërkim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. I vodhën celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kanosur me mjet prerës, identifikohen 2 autorët e dyshuar. Procedohet penalisht njërj prej tyre, tjetri shpallet në kërkim. Sekuestrohen 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë, në rrugën "Islam Alla", kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar, procedimi në gjendje të lirë i njërit prej tyre, shtetas 16 vjeç, banues në Tiranë, dhe shpallja në kërkim e tjetrit, shtetasit E. L., 18 vjeç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, i kanë marrë celularët dy shtetaseve të huaja, duke i kanosur me mjet prerës (thikë), dhe më pas janë larguar me automjet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirane

Sondazh

Poll