Sport

Ndërkombëtarizohet problemi i sulmeve raciste ndaj Vinicius në Spanjë, reagon dhe presidenti i Brazilit: "Nuk është e drejtë"

Ministria braziliane e Barazisë Racore njoftoi se do të njoftojë autoritetet spanjole dhe La Ligën për sulmet e reja raciste të pësuar nga Vinicius.

22 Maj 2023, 10:00 Nga DOSJA
Ndërkombëtarizohet problemi i sulmeve raciste ndaj Vinicius në

BRAZIL - Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, dënoi sulmet raciste të pësuar nga futbollisti brazilian Vinicius Jr. dhe kërkoi që FIFA dhe La Liga të marrin "masa serioze" kundër atyre që janë përgjegjës.

“Nuk është e drejtë, që një i ri i varfër, që ia doli në jetë dhe që po bëhet një nga futbollistët më të mire, duhet të pësojë këtë lloj sulmi”,- tha Lula para fillimit të konferencës për shtyp mbi bilancin e pjesëmarrjes së tij në samit G7, ku ai ishte i vetmi lider i ftuar i Amerikës Latine. “Ne nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit”,- theksoi ai.

Lidhur me këtë, Ministria e Barazisë Racore e Brazilit njoftoi në rrjetet sociale këtë të dielë, se do të njoftojë autoritetet spanjole dhe La Ligën për sulmet e reja raciste të pësuar nga futbollisti i ri.

Në një mesazh të postuar në Twitter, ministria deklaroi se qeveria braziliane "nuk do të tolerojë racizmin" dhe se do të punojë në mënyrë që "çdo sportist brazilian me ngjyrë të mund të ushtrojë sportin e tij pa përjetuar dhunë".

"Ne hedhim poshtë një sulm të ri racist kundër @vinijr. Ne do të njoftojmë autoritetet spanjole dhe La Liga. Qeveria braziliane nuk do të tolerojë racizmin këtu ose jashtë Brazilit!", tha ministria.

Kreu i këtij institucioni, Anielle Franco, foli gjithashtu në Twitter, duke e quajtur episodin të papranueshëm. "Më është shtrënguar gjoksi me kaq indinjatë! Deri kur do të na duhet të merremi me këtë!? Boll racizëm!!!!!!!!!"- ka shkruar ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll