Sport

“La Liga spanjole ka probleme me racizmin”, Ancelotti mbron Vinicius pas përjashtimit të tij me karton të kuq!...

Anësori i Real Madridit mori karton të kuq për pengimin e një kundërshtari që e mbajti për fyti. Më herët, ndeshja e luajtur në Valencia ishte ndërprerë për shkak të ofendimeve raciste, viktimë e të cilave ishte sërish lojtari i Madridit.

21 Maj 2023, 23:51 Nga DOSJA

“La Liga spanjole ka probleme me racizmin”, Ancelotti mbron Vinicius

SPANJE - Ai përfundoi me karton të kuq! I shënjestruar nga ofendimet raciste gjatë lojës,  Vinicius u përjashtua në kohën e shtuar (90+7) gjatë takimit të humbur nga Real Madrid në Valencia (1-0) këtë të dielë. Anësori brazilian e goditi me grusht në fytyrë Hugo Duron, teksa ky i fundit e mbajti me krahun në fyt për disa sekonda. Në fund, vetëm madrileni u sanksionua me karton të kuq. Megjithatë, ai nuk ishte i vetëm në përleshjen që shpërtheu në fushën e Valencias.

“La Liga spanjole ka probleme me racizmin”, Ancelotti mbron Vinicius

Për muaj të tërë, dribluesi 22-vjeçar ka qenë subjekt i thirrjeve raciste në shumë stadiume të La Ligës. Madje këtë të diel takimi është dashur të ndërpritet përkohësisht. Gjatë pjesës së dytë, Vinicius tregoi me gisht një spektator, duke e akuzuar se e kishte fyer. ‘Merengët’ u përpoqën të qetësonin yllin e tyre, ndërsa spikeri i stadiumit duhej të paralajmëronte shikuesit se "sjellja raciste e spektatorëve të caktuar nuk do të tolerohej".

I pyetur nga Movistar, Carlo Ancelotti mbështeti lojtarin e tij pas takimit. “Nëse i thërrisni  majmun një lojtari, trajneri duhet të mendojë për largimin e tij nga fusha, ka diçka që nuk shkon në La Liga”,- shpjegoi trajneri italian. “La Liga spanjolle ka një problem me racizmin. Dhe problemi nuk është Vinicius. Viktima është Vinicius. Në rast racizmi, ndeshja duhet të ndërpritet”. Ish-trajneri i PSG-së siguroi gjithashtu se lojtari i tij nuk donte të vazhdonte ndeshjen: “I thashë se nuk është e drejtë me mua sepse ai është viktima dhe jo fajtori”.

Në mbrëmje, La Liga lëshoi ​​një deklaratë për shtyp për të shpjeguar se kishte kërkuar "të gjitha imazhet" e nevojshme për hetimin dhe për të kujtuar se kishte paraqitur nëntë ankesa pas incidenteve të mëparshme.

Klubi i Valencias gjithashtu komunikoi: “Klubi rikonfirmon publikisht qëndrimin e tij kundër dhunës fizike dhe verbale në stadiume dhe dënon atë që ndodhi gjatë ndeshjes. Megjithatë, ky është një episod i izoluar. Fyerjet ndaj çdo futbollisti të një skuadre kundërshtare nuk kanë vend dhe shkojnë në kundërshtim me vlerat e FKV-së. Klubi do të hetojë dhe do të marrë masat më të rënda”.

Ndërsa për Vinicius, ai ka publikuar një histori në Instagram ku rrëshqet këto pak fjalë: “Shpërblimi që kanë marrë racistët është dëbimi im! “Nuk është futboll, është La Liga”. Më vonë, ai postoi një tekst më të gjatë në Twitter.

“Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta,- shkroi ai. - Racizmi është normal në La Liga.  Konkurrenca e konsideron normale, edhe Federata e konsideron normale dhe kundërshtarët e inkurajojnë. Më vjen shumë keq. Kampionati që i përkiste Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos dhe Messit, tani i përket racistëve”.

“La Liga spanjole ka probleme me racizmin”, Ancelotti mbron Vinicius

“Një komb i bukur, i cili më mirëpriti dhe që unë e dua, por që pranoi të eksportonte imazhin e një vendi racist në të gjithë botën, shtoi ai. - Më vjen keq për spanjollët që nuk janë dakord, por sot në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve. Dhe, për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk kam si ta mbroj. jam dakord. Por unë jam i fortë dhe do të shkoj deri në fund kundër racistëve. Edhe nëse është larg nga këtu”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll