Sport

VIDEO/ Dortmund merr kreun e Bundesligës, titulli kampion vetëm 90 minuta larg…

Autori i një dopiede, Sébastien Haller lejoi Dortmundin të rimarrë vendin e parë në Bundesligë. Brandt firmos fitoren 3-0 nga Augsburgut

21 Maj 2023, 20:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Dortmund merr kreun e Bundesligës, titulli kampion vetëm 90

GJERMANI - Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, gjithçka ishte e paralajmëruar. Një ditë pas humbjes së Bayern Munich kundër Leipzig (1-3), verdhezinjtë e Borussia Dortmund mundën Augsburg (3-0) për të rimarrë kryesimin në kampionatin gjerman. 

Dortmundi kishte të gjithë motivimin e nevojshëm para ndeshjes, së bashku me dëshirën për t'i dhënë fund një vrapimi prej gjashtë ndeshjesh pa fitore. Augsburgu u nxit nga fakti se një fitore do të siguronte matematikisht sigurinë e qëndrimit në Bundesligë. 

Verdhezinjve detyra iu bë edhe më sfiduese kur mbrojtësit Felix Uduokhai (38’) iu dha një karton i kuq i drejtpërdrejtë për mohimin e një mundësie të qartë për të shënuar. Gjithsesi pjesa e pare nuk pati gola.

Skuadra e Edin Terzic duhet të ketë menduar se do të ishte dita e tyre kur, nëntë minuta pas rinisjes, përpjekja e zhurmshme e Emre Can përfundoi me një goditje shtylle. Presioni i Dortmundit bëhet i pamëshirshëm, deri Haller në minutën e 59-të do të shënonte golin e parë.

Rruga ishte hapur epërsia e verdhezinjve ishte e plotë. Dhe përsëri do të ishte Haller, që në minutën e 84-t do të dyfishonte epërsi, duke shënuar edhe golin e dytë personal.

Brandt do të vendoste ‘qershinë mbi tortë’ pas kohës së rregullt, duke fiksuar fitoren 3-0 në minutën 90+3.

Pas kësaj fitoreje, Borussia Dormund ngjitet në krye të renditjes me 70 pikë, dy më tepër se sa Bayern Munich, si dhe me mundësinë që të shkojë në finalen e sezonit, duke e ditur se fitorja ndaj Mainzit, do t'i japë fund epokës dhjetëvjeçare të rivalëve bavarezë me kurorën gjermane. Fundjavën e ardhshme, BvB mund të kurorëzohet për herë të parë që nga viti 2012.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll