Sport

Real Madridi i gatshëm të shkojë deri në fund fyerjeve raciste ndaj Vinicius

Real Madridi e ka bërë të qartë, që nëse Federata apo La Liga nuk do të marrin asnjë sanksion sportiv, ata do të shkojnë në gjykatë.

22 Maj 2023, 08:15 Nga DOSJA
Real Madridi i gatshëm të shkojë deri në fund fyerjeve

SPANJE - Ajo që ndodhi në Mestalla nuk do të përfundojë me fishkëllimën e Ricardo de Burgos Bengoetxea. Real Madridi nuk ka ndërmend të rrijë duarkryq përballë gjithçkaje që ka ndodhur, veçanërisht me ofendimet raciste të marra nga Vinicius dhe që përfunduan me daljen jashtë loje brazilianit, shumë kohë përpara se të largohej nga zyrtari i ndeshjes me karton të kuq.

Drejtuesit e klubit madrilen po studiojnë gjithçka ka ndodhur, po mbledhin informacione dhe planifikojnë të denoncojnë atë që ka ndodhur në të gjitha rastet e mundshme, me mjete sportive apo gjyqësore. Ata konsiderojnë se ka qenë pika e fundit dhe nuk do të lejojnë që Vinicius apo ndonjë lojtar tjetër i Real Madrid të marrë fyerje raciste falas.

Braziliani vuri në dukje një nga ata që konsideron se e kanë fyer me tone raciste, apo i kanë hedhur sende të mprehta, dhe ata do të jenë në krah të futbollistit në ankesën e tij. Si LaLiga ashtu edhe Federata kanë udhëhequr veprime të ndryshme për të zhdukur këtë lloj skene, por Real Madridi e ka të qartë, se nëse nuk ka sanksion sportiv, ata do të shkojnë në gjykatë.

Drejtuesit e ‘los blancos’ do ta kishin mbështetur nëse Vinicius, pasi kishte dëgjuar Ancelottin, do të kishte vendosur të largohej nga fusha përballë të gjitha fyerjeve që po merrte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll