Sport

VIDEO/ Napoli i pamëshirshëm, nuk i toleron zikaltrit e Interit, vendi i tretë në rrezik...

Finalisti i Champions League kundër Manchester Cityt, më 10 qershor, në Stamboll, zikaltrit e Interit, të reduktuar në dhjetë lojtarë, logjikisht u mundën në Napoli (1-3), kampion i ri i Italisë, këtë të dielë vonë pasdite.

21 Maj 2023, 20:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Napoli i pamëshirshëm, nuk i toleron zikaltrit e Interit, vendi

ITALI - Këtë të diel Napoli priti dhe mposhti Interin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e xhiros së 36-të të Serisë A. Zikaltrit u reduktuan në 10 lojtarë në pjesën e parë, pas përjashtimit të Gagliardinit. 

Anguissa hapi rezultatin për Napolin në minutën e 67-të

15 minuta më pas Lukaku do të barazonte (82’) në 1-1. 

Di Lorenzo e prishi barazimin në 85' dhe 2-1

Teksa Gaetano në 90'+4 vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

 Me këtë humbje Interi mund të humbasë vendin e 3-të në Serie A nga Lazio. Sikurse dihet Napoli, tashmë është kampion i Italisë.

Napoli nuk e kishte mundur Interin që nga 12 shkurti 2020 (1-0 tashmë, në Kupën e Italisë), shtatë ndeshje në të gjitha garat (tre barazime dhe katër humbje).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll