Sport

VIDEO/ PSG fiton në Auxerre: tani një pikë larg rinovimit të titullit… + 6 nga Lens

Pas fitores 2-1 në transfertë, skuadra ka 84 pikë, +6 më shumë se Lens që e ndjek kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat

21 Maj 2023, 23:16 Nga DOSJA

VIDEO/ PSG fiton në Auxerre: tani një pikë larg rinovimit të

FRANCE - Paris Saint-Germain fitoi në transfertë ndaj Auxerre me rezultatin 2-1, ndeshje e së 36-tës duke ruajtur lidershipin Ligue 1. Kur kanë mbetur edhe dy javë në mbyllje të kampionatit, parizienëve e mjafton vetëm një pikë, për të rikonfirmuar titullin e kampionit, pasi kanë gjashtë pikë më tepër nga Lens që i ndjek nga pas.

PSG ka 84 pikë dhe është shumë afër një barazimi me Marsejën dhe St. Etiènne, si më i suksesshmi ndonjëherë në historinë e kampionatit francez, të tre klubet kanë nga dhjetë tituj dhe arrijnë titullin e 11-të.

Për parizienët ky do të jetë i dyti radhazi dhe i nënti në 11 sezonet e fundit (që nga 2012/13). Vetëm Monaco e Leonardo Jardim në 2016/17 dhe Lille në 2020/21, e kanë ndërprerë hegjemoninë e skuadrës kryeqytetase në futbollin francez.

Në Auxerre, fillimi ishte spektakolar për Kylian Mbappé, me dy gola që në start (8' dhe 10'), duke i dhënë epërsinë 0-2 skuadrës së drejtuar nga Christophe Galtier.

Më e mira që arriti Auxerre, me trajner Christophe Pélissier, ishte ngushtimi i avantazhit në (1-2) në pjesën e dytë, falë golit të Malian Lassine Sinayoko në minutën e 54-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll