Sport

VIDEO / Tirana dhe Partizani vazhdojnë përpara… Erzeni drejt rënies! - Renditja

Egnatia siguroi zyrtarish pjesëmarrrjen në Europë, ndërkohë që Bylisi “ringjallet” falë fitores me Kukësin

21 Maj 2023, 18:16 Nga DOSJA

VIDEO / Tirana dhe Partizani vazhdojnë përpara… Erzeni drejt

TIRANE - Nuk ka asgjë të re nga 'fronti' i Kategorisë Superiore, gjithçka mbetet siç ishte mes Tiranës dhe Partizanit, pasi të dyja skuadrat kanë arritur të fitojnë në këtë javë të 34-t, respektivisht me Laçin dhe Vllazninë.

Bardheblutë hapin serinë e golave me anë të të rikthyerit Hasani që në minutën e 17-të.

Dhe me shifrat 0-1 mbyllet pjesa e parë në Laç. Në të dytën 'heroi' i bardhebluve është Hila, i cili shënon një dygolësh. Në minutën e 65-të shënon golin e parë personal dhe të dytin për Tiranën.

Vetëm 7 minuta më pas dyfishon sërish Hila, për të vilosur përfundimisht fitoren kaq të rendësishme të Tiranës.

Ndërkohë që në fund, Toshefski i dhuron një asist Guindos (90'+1), që shënon golin e vetëm për Laçin.

Me këtë fitore bardheblutë vazhojntë të kryesojnë dy javë nga fundi i sezonit, por distanca me vendin e dytë Partizani mbetet e njëjtë, me 2 pikë, pasi edhe të kuqtë fituan 2-1 përballë Vllaznisë. Rrapaj zhbllokon ndeshjen në minutën e 26-të.

Sota pas vetëm 7 minutash shënon golin e dytë, duke çuar ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave.

Në pjesën e dytë Bekim Balaj (52') shënon golin e vetëm të Vllaznisë.

Ky rezultoi goli i vetëm për shkodranët dhe i vetmi për 45 minutat e fundit. Shkodranët gjithsesi kanë ende një shpresë për të pretenduar Europën, pasi javën e ardhshme ka përballjen direkt me Laçin.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, Egnatia siguroi pjesëmarrjen në Europë me vendin e tretë, falë fitores 3-2 ndaj Erzenit. Shijakasit tashmë janë në zonën e ftohtë në vendin e tetë. Sakaq Bylisi barazoi 1-1 përballë Kukësit, ku golat shënohen fundin e ndeshjes: Gj.Taipi (90') për kuksianët dhe Zguro (90'+1) për ballshiotët. Në ndeshjen tjetër, në "Niko Dovana", Teuta fitoi minimalisht 1-0 me vendin e fundit që është Kastrioti. Beqja (3') ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes.

VIDEO / Tirana dhe Partizani vazhdojnë përpara… Erzeni drejt

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll