Bota

Zgjedhjet në Greqi, numërohen 60% të votave, kryeson Kyriakos Mitsotakis me 40% të votave

Partia e Kyriakos Mitsotakis grumbullon një përqindje prej 40,83%, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s , përqindjet e të cilit bien në 20,7%.

21 Maj 2023, 20:50 Nga I.A
Zgjedhjet në Greqi, numërohen 60% të votave, kryeson Kyriakos
Zgjedhjet

GREQI- Numërohen 69.05% të votave në Greqi. Partia e Kyriakos Mitsotakis grumbullon një përqindje prej 40,83%, një përqindje që është më shumë se dyfishi i SYRIZA-s , përqindjet e të cilit bien në 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11,87%, e ndjekur nga KKE me 7,08% dhe Zgjidhja Helenike me 4,5%. Duket se mbetet jashtë parlamentit, “MeRA25” e ish-ministrit të financave Yanis Varoufakis me 2.47%. Siç shihet nga vlerësimi i rezultateve, ND mbledh 145 mandate, SYRIZA 71, PASOK 44, KKE 24 dhe Zgjidhja Helenike me 16 mandate.

kyriakos mitsotakis zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll