Bota

Zgjedhjet në Greqi, deri në orën 16:30 pjesëmarrja shkon 48,76%

Sipas informacioneve nga mediat greke, pjesëmarrja mund të tejkalojë shifrat e vitit 2019. Më pas, në korrik 2019, pjesëmarrja ishte 57,78%.

21 Maj 2023, 17:11 Nga I.A
Zgjedhjet në Greqi, deri në orën 16:30 pjesëmarrja shkon
Zgjedhjet ne Greqi

GREQI- Procesi zgjedhor ka ecur pa probleme që prej orës shtatë të mëngjesit të së dielës në të gjithë vendin me mbylljen e qendrave të votimit për rreth dy orë. Sipas informacioneve, me shifrat deri në orën 16:30 pjesëmarrja është 48.76% sipas shifrave nga 17.548 vendvotime nga gjithsej 21.467, pra 81.7%, duke përdorur Sistemin e Transmetimit të Sigurt (SRT) të SingularLogic.

Sipas informacioneve nga mediat greke, pjesëmarrja mund të tejkalojë shifrat e vitit 2019. Më pas, në korrik 2019, pjesëmarrja ishte 57,78%. Ndërkohë, presidenti i Republikës dhe liderët politikë kanë ushtruar të gjithë të drejtën e votës deri në orën 12:00.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhwsit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll