Bota

Panik në Afrikën e Jugut, përhapja e kolerës shkakton viktima të tjera

Kolera përhapet kryesisht nga ushqimi ose uji që përmban virusin dhe mund të shkaktojë viktima brenda disa orësh nëse nuk trajtohet.

21 Maj 2023, 20:20 Nga I.A
Panik në Afrikën e Jugut, përhapja e kolerës shkakton
Foto ilustruese

AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut raportoi në muajin shkurt viktimat e para nga kolera, pas përhapjes së virusit nga shteti Malavi. Nuk është e qartë se sa raste ka shënuar ai vend, por provinca më e populluar ku ndodhen qytet Johanesburg dhe Pretorja, është zona e goditur më rëndë.

Kolera përhapet kryesisht nga ushqimi ose uji që përmban virusin dhe mund të shkaktojë viktima brenda disa orësh nëse nuk trajtohet. Shpërthimi i fundit në Afrikën e Jugut ishte ndërmjet viteve 2008-2009 dhe u raportuan rreth 12,000 raste pas përhapjes së virusit nga shteti Zimbabve, në kufi me Afrikën e Jugut.

kolera

Sondazh

Poll