Bota

Qëlluan me armë zjarri drejt Policisë, arrestohen 5 vëllezër në Prishtinë

Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

21 Maj 2023, 17:41 Nga I.A
Qëlluan me armë zjarri drejt Policisë, arrestohen 5
Policia

KOSOVË- Pesë vëllezër janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë pasi kanë qëlluar me armë drejt Policisë.  Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë. Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM DHE VJEDHJE GRABITQARE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia  e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile,  këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre,  por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

policia e kosoves

Sondazh

Poll