Bota

Erdhi me urgjencë nga Samiti i G7/ Meloni shkon në terren, takon qytetarët në Emilia-Romagna: Jeni shumë të mirë

Giorgia Meloni është filmuar teksa është në rrugë dhe bisedon me disa qytetarë të zonave të përmbytura.

21 Maj 2023, 16:55 Nga k.m.
Erdhi me urgjencë nga Samiti i G7/ Meloni shkon në terren, takon
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja Giorgia Meloni e kaloi pasditen duke vizituar, me një delegacion shumë të vogël, qytetet e zonave Forlì dhe Ravenna, veçanërisht të prekura nga përmbytjet. Me këmishë jeshile, pantallona blu dhe çizme gome, Giorgia Meloni është filmuar teksa është në rrugë dhe bisedon me disa qytetarë të zonave të përmbytura.

"Përshëndetje, jeni shumë të mirë,"- i thotë ajo duke iu drejtuar një burri që e ka takuar në komunën e Ghibullo (Ravena).

Qëllimi i vizitës, tha ajo vetë, është të kuptojë personalisht situatën, ndërsa shoqërohet nga zëvendësministri i Infrastrukturës Galeazzo Bignami, i cili me Melonin shkoi në periferi të Forlit, në Faenza dhe rreth Ravenës. Gjithsej deri më tani kanë ndërruar jetë 14 persona, ndërkohë që të tjerë rrezikohen pasi ende ka shqetësime për rrëshqitje. Njëqind komuna janë të prekura por lajmi i mirë është se numri i të evakuuarve është ulur, ata janë 26,324. 10,000 u kthyen në shtëpitë e tyre.

giorgia meloni itali

Sondazh

Poll