Bota

Avokati serb: Vuçiç ka angazhuar grupin paramilitar rus ‘Wagner’ në protestën e Beogradit

Stojkoviç me anë të reagimi në Twitter, ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.

21 Maj 2023, 20:33 Nga I.A
Avokati serb: Vuçiç ka angazhuar grupin paramilitar rus
Çedomir Stojkoviç

SERBI- Avokati Çedomir Stojkoviç ka treguar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka angazhuar grupin paramilitar rus Wagner në protestën e Beogradit. Stojkoviç me anë të reagimi në Twitter, ka theksuar se pjesëtarë të grupit ekstremist “Patrulla Popullore” janë parë në këtë protestë.

“Aleksandar Vuçiç angazhon grupin Wagner në protestën e Beogradit! Ilija Vuksanoviq, i cili ka sulmuar qytetarët në protestën e djeshme, është pjesëtar i pjesës serbe të grupit Wagner (dega e Patrullës Popullore), që ishte e pranishme gjatë gjithë protestës me qëllim që të shkaktonte incidente të dhunshme dhe vepruan në marrëveshje me SNS [partia që drejtohet nga presidenti serb]”, shkruan Stojkoviç.

Çedomir stojkoviç

Sondazh

Poll