Sport

Futbolli italian në zi! Kapiteni 24-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht në një nga kanalet e Amsterdamit...

Gabriele Gallani ishte me pushime në qytetin holandez me një grup miqsh

21 Maj 2023, 15:41 Nga DOSJA

Futbolli italian në zi! Kapiteni 24-vjeçar ka humbur jetën,

ITALI - Futbolli italian është në zi, pas vdekjes së 24-vjeçarit Gabriele Gallani në Amsterdam të Holandës, ku ndodhej me pushime me një grup miqsh. 

Lojtari, i cili ishte kapiten i Team Traversetolo, një ekip nga provinca e Parmës dhe që garon në nivelet më të ulëta të Italisë, ra në një kanal në qytetin e përmendur holandez të premten, siç raportohet nga gazeta 'La Gazzetta dello Sport', Gabriele Gallani u shpëtua i gjallë nga një grup zhytësish dhe më pas u transportua në spital me helikopter, por përfundoi duke vdekur mëngjesin e së shtunës. 

Shkaqet që kanë çuar në këtë incident tashmë po hetohen nga autoritetet, për të kuptuar se çfarë e shtyu lojtarin e ri të binte në ujë.

Megjithatë, ekipi Traversetolo tashmë ka reaguar për atë që ndodhi në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën Gabriele Gallanit. “Vështirë të gjesh fjalë për atë që ndodhi, ndoshta të duhurat janë “Mirupafshim” dhe “Faleminderit”, por nuk e dimë. Erdhe kur ishe fëmijë dhe u bëre një nga shtyllat tona. E vetmja gjë që ne mund të bëj tani është të të mbaj në zemër. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë në këtë pikë. Lamtumirë Gallo",- lexohet në të.

Futbolli italian në zi! Kapiteni 24-vjeçar ka humbur jetën,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll