Sport

Tifozët e Interit zbulojnë mënyrën për të ndalur Haaland, ja dhurojnë Acerbit

Interi dhe Manchester City do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, më 10 qershor që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

21 Maj 2023, 10:23 Nga DOSJA
Tifozët e Interit zbulojnë mënyrën për të ndalur

ITALI - Tifozët e Interit i dhanë Francesco Acerbit një dhuratë të veçantë për “ta ndihmuar” atë në përballjen që do të ketë me Erling Haalandin.

Interi dhe Manchester City do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, më 10 qershor që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Acerbi duket që të do të jetë ai që do të ngarkohet me detyrën për të ruajtur Haalandin, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme me “Qytetarët” këtë sezon. Duke e pasur parasysh këtë, tifozët e Interit ndaluan 35-vjeçarin që ishte me makinë dhe i dhanë atij një rrjetë peshkimi. Acerbi e pranoi me kënaqësi si një “shenjë të fatit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll