Sport

Tragjedi e rëndë në El Salvador! Raportohen 12 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga rrëmuja dhe orteku njerëzor në stadiumin Cuscatlán… (video)

Ngjarjet fatkeqe kanë ndodhur gjatë ndeshjes mes FAS dhe Alianzës për çerekfinalen në Ligën e vendit në Amerikën Qendrore.

21 Maj 2023, 09:31 Nga DOSJA

Tragjedi e rëndë në El Salvador! Raportohen 12 të vdekur dhe

EL SALVADOR - Dymbëdhjetë persona humbën jetën këtë të shtunë në mbrëmje dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, për shkak të një rrëmuje nga tifozët që ndodheshin brenda stadiumit Cuscatlán në San Salvador, për të parë ndeshjen e turneut lokal midis ekipeve Alianza dhe FAS, njoftoi Policia Civile Kombëtare e El Salvadorit.

"Numri i vdekjeve, pas rrëmujës në stadiumin Cuscatlán arrin në 9,", postoi organi i sigurisë në Twitter. “Disa tifozë të plagosur po dërgohen në spitalet aty pranë, të paktën 2 prej tyre në gjendje kritike”,- shtoi policia.

Sipas organit të sigurisë, “raportet e para flasin për një rrëmujë tifozësh, që tentuan të hynin për të ndjekur ndeshjen mes Alianzës dhe FAS”. Paraprakisht, Policia raportoi paraprakisht se kishte tre të vdekur në një nga hyrjet në Sol General.

Një video e shpërndarë në llogarinë Twitter të Policisë Civile Kombëtare tregon ambulanca në vendngjarje dhe njerëz që regjistrojnë atë që ndodhi.

Ministri i Brendshëm, Juan Carlos Bidegaín, tha se Mbrojtja Civile po kujdeset për njerëzit e prekur nga incidentet që ndodhën në Cuscatlán.

Ndeshja u ndërpre, ndërsa forcat e ndihmës evakuuan njerëzit nga skena. Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Francisco Alabí, siguroi se në rrjetin spitalor “po ofrojnë kujdes mjekësor për të gjithë pacientët”.

Tragjedi e rëndë në El Salvador! Raportohen 12 të vdekur dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll