Aktualitet

Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobë 10 mijë lekë për drejtuesin e gomones në Karaburun

Pas kontrolleve të shtuara në Karaburun, është ndëshkuar me gjobë një shqiptar me shtetësi të Kosovës, i cili me mjetin e tij tip gomone ka rrezikuar jetën e personave në bord dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

21 Maj 2023, 11:53 Nga k.m.
Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobë 10 mijë lekë
Foto ilustruese

VLORË- Drejtuesi i i një mjeti lundrues tip ‘gomone’ është ndëshkuar nga policia me gjobë prej 10 mijë lekësh pasi nuk dispononte dokumentacionin e plotë. Pas kontrolleve të shtuara në Karaburun, është ndëshkuar me gjobë një shqiptar me shtetësi të Kosovës, i cili me mjetin e tij tip gomone ka rrezikuar jetën e personave në bord dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Ndërkohë kontrollet janë shtuar sektorët: Triport - Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan - Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim zbatimin e ligjshmërisë nga poseduesit dhe përdoruesit e këtyre mjeteve lundruese, kanë intensifikuar kontrollet në vendbazime të mjeteve lundruese në tokë, si dhe në det, ndaj mjeteve lundruese turistike.

Është ushtruar kontroll me mjetet lundruese të Policisë Kufitare në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan- Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues gomone e vogël (shtetas kosovar), pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kishte mungesë të dokumentacionit, si dhe kishte udhëtuar me mjetin lundrues gomone me motorr 8 KF, në Karaburun, duke rrezikuar jetën e personave në bord.

Po në vijim të këtyre kontrolleve, është bllokuar një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare dhe në këtë kuadër Policia Kufitare e DVKM Vlorë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e përdoruesve të mjeteve lundruese, për zbatimin e ligjshmërisë nga ana e tyre. Gjithashtu, Policia Kufitare është e vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin pa asnjë mëdyshje të shkelësve të ndryshëm, përdorues të mjeteve lundruese.

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...