Aktualitet

I dënuar me 18 vite burg/ Vrau në 2020 një person në Ishëm, AKSIONI në Durrës, arrestohet Afrim Kila

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka përfunduar Afrim Kila.

21 Maj 2023, 10:10 Nga k.m.
I dënuar me 18 vite burg/ Vrau në 2020 një person në
Foto ilustruese

MANZË- Një 39-vjeçar, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje me dashje, është arrestuar sot në Manzë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka përfunduar Afrim Kila. Ky i fundit është dënuar për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2020 në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku Kala goditi me mjete të forta D. (P). K., dhe më pas e përplasi në rrugë me automjet. Viktima si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital. Sipas policisë në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në burgun e Durrësit për të vuajtur dënimin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Manzë, Durrës/ Ndalohet një shtetas i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje me dashje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për shtetasin Afrim Kila, 39 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, e cila ka dënuar këtë shtetas, me 18 vjet burgim. Shtetasi Afrim Kila së fundi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Më datë 19.05.2023, në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ku shtetasi Afrim Kila goditi me mjete të forta dhe më pas në rrugë e goditi me automjet, shtetasin D. (P). K., i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka deklaruar fajtor këtë shtetas dhe e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve shtetasi Afrim Kila u transportua në IEVP Durrës, për të vuajtur dënimin.

afrim kila

Sondazh

Poll