Aktualitet

Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari (Emri)

Një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë. Sipas mediave italiane, viktima është shqiptari Dritan Mera.

21 Maj 2023, 10:53 Nga k.m.
Humb jetën në një aksident tragjik shqiptari (Emri)
Foto ilustruese

ITALI- Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 19 Majit në Castelnuovo di Bergonovo në Itali. Një shqiptar, 43 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas me një pemë. Sipas mediave italiane, viktima është shqiptari Dritan Mera.

Nga hetimet paraprake është bërë me dije se 43-vjeçari, pasi ka kaluar mbrëmjen në shoqërinë e miqve në një lokal në zonë, e teksa kthehej në shtëpi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trungun e një peme.

Dritan Mera u gjet pa ndjenja në timon mes llamarinave të shkatërruara. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga aty. Fatkeqësisht lëndimet e marra ishin të rënda dhe mjekët konfirmuan vdekjen e shqiptarit.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

dritan mera itali

Sondazh

Poll