Aktualitet

E rëndë në Itali! Burri godet disa herë me thikë gruan e tij! 43-vjeçarja në gjendje kritike, arrestohet shqiptari

Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

21 Maj 2023, 11:08 Nga k.m.
E rëndë në Itali! Burri godet disa herë me thikë gruan
Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është vendosur në pranga të Policisë italiane. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

itali

Sondazh

Poll