Aktualitet

Ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari nga Tirana

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

21 Maj 2023, 09:32 Nga k.m.
Ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në
Foto ilustruese

TIRANË- Një 50-vjeçar, i identifikuar me inicialetA.B. ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku ai po punonte. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën "Besa", në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane

Sondazh

Poll