Aktualitet

Itali/ I arrestuar për trafikim droge 5 herë brenda 7 muajve, 35-vjeçari shqiptar bie sërish në prangat

Ditën e djeshme agjentët u paraqitën për një kontroll fizik në shtëpinë e 35-vjeçarit, ku u ndalua dhe një i afërm i shqiptarit, i cili tentoi që të fshihte tre doza kokainë. Gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjet një sasi droge si dhe 1500 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga shitja e drogës.

21 Maj 2023, 10:53 Nga f.i
Itali/ I arrestuar për trafikim droge 5 herë brenda 7 muajve,
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar në Itali, i cili është arrestuar pesë herë brenda shtatë muajve për trafikim droge është futur përsëri në telashe. Mediat e  huaja raportojnë se 35-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane përsëri për trafik droge.

Ditën e djeshme agjentët u paraqitën për një kontroll fizik në shtëpinë e 35-vjeçarit, ku u ndalua dhe një i afërm i shqiptarit, i cili tentoi që të fshihte tre doza kokainë.

Gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjet një sasi droge si dhe 1500 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga shitja e drogës.

arrestohet 35 vjecari shqiptar ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll