20 Maj 2023, 22:03
Nga m.s
foto e viktimes
TIRANË- Një ndër familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe vdiq në QSUT, ka thënë se ngjarja ka qenë e qëllimshme. Një një intervistë për "Faxnews", familjari i tij, Lulëzim Mehmeti apeloi ndaj kryeministrit Rama si dhe institucioneve përkatëse, për të hetuar deri në fund vdekjen e të riut, pasi ata nuk do ta lënë me kaq. Mehmeti u shpreh se familjarët kanë dyshime të shumta se si ai përfundoi në koma, dhe se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ai tha se do e kërkojnë të drejtën deri në Strasburg, dhe nëse shteti nuk merr masa, komuniteti rom do ta marrë vetë drejtësinë në dorë.
“Quhem Lulëzim Mehmeti, jam dhëndri i Jani Rustemit. Ne si familje kërkojmë të drejtën se kush ia mori jetën djalit. Ne si familje kërkojmë të drejtën e atij djali 27-vjeçar, se kush ai mori jetën. Se ja mori jetën shteti, a një individ nuk e dimë. Për një tapet që u arrestua, a për një palë atlete, e arrestuan dhe përfundoi në koma për një muaj dhe sot ndërroi jetë.
I kërkoj kryeministrit Rama dhe të gjitha institucioneve ta gjejnë personin kush ia ka bërë këtë, kush ia mori jetën. Nëse shteti nuk merr masa, komuniteti rom do ta marrë vetë drejtësinë në dorë. Ai nuk kishte asnjë problem shëndetësor, thjesht ka qenë përdorues hashashi. Ai nuk ka përdorur asnjëherë as metadon as heroinë, edhe sikur të kishte marrë 20-30 mg, ajo nuk do e kishte vendosur në koma.
Mua që ditën e parë mjekët më thanë që i kishin dhënë metadonin. Ne kemi dyshime ndaj kërkojmë të dali e vërteta, pasi ai u kap shëndoshë e mirë. Nuk e dimë se kush i kam dhënë këtë dozë, se një mjek, se një policë nuk e dimë. Nuk e dimë se as kush ka qenë ai mjek që e ka kuruar. Do e kërkojmë të drejtën tonë deri në Strasburg, familja e tij po e vajton në shpi, nuk e dimë se çfarë ka ndodh në të vërtetë”, tha ai.
Jani Rustemi, djali i cili përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni, ndërroi jetë pasditen e sotme në QSUT.
jani rustemi metadon vjedhja e nje tapeti
Aktualitet
20 Maj 2023, 21:56
F.M
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Altin Gjini, miku i Fatmir Sulovarit, një prej dy personave të zhdukur në Sarandë q...
Aktualitet
20 Maj 2023, 21:51
Juli
ELBASAN- Juli ka lindur në 1978 në Elbasan, e që kur hapi sytë jeta nuk u tregua bujare me të. Babai biologjik nuk e pranoi s...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:57
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria ashpërson qëndrimin për personat e dhunshëm në familje dhe ata që kryejnë kri...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:29
F.M
Blendi Gonxhja
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, njëkohësisht edhe ideator i “RETRO.AL”, Blendi Go...
Aktualitet
20 Maj 2023, 20:02
m.s
Parada e komunitetit LGBTQIA+
TIRANË- Qarkullimi në disa prej akseve rrugore në Tiranë është paralizuar, për shkak t&eum...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:44
F.M
Thika me të cilën u krye plagosja
VLORË- Një 55-vjeçar me inicialet A.Q., ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:33
Foto Ilustruese
TIRANË- Ndërkohë në tre muajt e parë të vitit rënia është edhe më ndjeshm...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:28
Samueli
TIRANË- Samueli, një shtetas filipinez i cili jeton dhe punon në Shqipëri si kopshtar ka rrëfye sfidat e tij si emigrant n...
Aktualitet
20 Maj 2023, 19:25
F.M
Simbol Pazaj
VLORË- Shkarkohet kreu i IKMT së Vlorës Simbol Pazaj. Dosja.al ka mësuar se arsyeja e shkarkimi ka lidhje me ç...
Aktualitet
20 Maj 2023, 18:54
F.M
Jani Rustemi dhe nëna e tij, Pranvera Rustemi
TIRANË- Rasti i Jani Rustemit, të riut që mbylli sytë sot, kur ka kaluar më shu...