Bota

Ndërpriten sulmet në Sudan, palët bien dakord për armëpushim 7 ditor

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi 48 orë pas marrëveshjes, megjithatë të shtëna janë raportuar përsëri në zona të ndryshme të Khartumit.

21 Maj 2023, 08:45 Nga f.i
Ndërpriten sulmet në Sudan, palët bien dakord për
Sudan

SUDAN- Ushtria sudaneze dhe kundërshtarët e tyre paraushtarakë të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord për të ndërprerë dhe për 7 ditë të tjera luftime. Mediat e huaja shkruajnë se ky armëpushim erdhi pas disa negociatave të gjatë dhe ka si synim shmangien e katastrofës humanitare në vend, ku mijëra njerëz janë larguar, teksa qindra të tjerë po vuajnë nga uria dhe mungesa e furnizimit me ujë.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi 48 orë pas marrëveshjes, megjithatë të shtëna janë raportuar përsëri në zona të ndryshme të Khartumit.

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll